16:50 / 01.07.2025
RTK sponsor medial i ‘Etno Fest’ në vitin që kremtohet ‘Identiteti’
M.P. / RTKlive
Festivali i Kulturës dhe Traditës Shqiptare “Etno Fest” sjellë edicionin e 15-të me temën “Identiteti”, si një thirrje për rikthim te rrënjët dhe trashëgimia vendore.
Radio Televizioni i Kosovës do të jetë sërish sponsor medial i këtij edicioni, duke sjellë materiale televizive nga ngjarja e cila çdo vit në fshatin Kukaj për disa ditë resht bëhet epiqendër e artit dhe traditave kulturore.
“Etno Fest” vjen në datat 10 deri më 20 korrik.























