12:57 / 02.07.2025
BKK zgjat orarin e punës për dy muaj
K. K. / RTKlive
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka bërë me dije se gjatë muajit korrik dhe gusht do t’i ketë dyert e hapura për mërgimtarët që vizitojnë atdheun. Sipas këtij institucioni, me këtë rast do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore dhe vizita të organizuara për të gjithë mërgimtarët e interesuar.
“Na vizitoni dhe bashkohuni në aktivitete kulturore, vizita të organizuara në hapësirat e bibliotekës, bibliotekën personale të Hasan e Esad Mekulit, të Adem Demaçit dhe Fehmi Aganit”, njofton BKK.
Po ashtu, ky institucion njofton se gjatë këtyre dy muajve ka zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00.























