Haradinaj uron SHBA-të: Aleate historike
BKT
Foto: Ramush Haradinaj / Facebook
Lajme

Haradinaj uron SHBA-të: Aleate historike

M.P. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Në urimin e tij Haradinaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleate historike.

“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën! Happy Independence Day!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.


MË SHUME NGA Lajme