Krasniqi: SHBA shtylla e lirisë sonë
M.M./ RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në ‘Facebook’ Krasniqi ka theksuar se për Kosovën, SHBA është më shumë se partner.
“Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai theksoi se Kosova është mirënjohëse dhe se PDK është krenare për këtë miqësi dhe e vendosur ta thellojë më tej vit pas viti.
“Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, ka shkruar Krasniqi.























