Dështon edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Dështon edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit

M.M/M.Sh RTKlive

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as të shtunën mbrëma nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Republikës.

Në seancën, që pasoi pas asaj të mesditës që u ndërpre për alarm bombe, u vazhdua e njëjta praktikë, duke mos u themeluar komisioni për votimin e fshehtë. Seanca dështoi me akuza të njëjta nga dy palët, pavarësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që i detyron ligjvënësit të formojnë Legjislativin deri më 26 korrik.

Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.

Në këtë seancë të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120, sa ka Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe kësaj here i ftoi partitë opozitare që të propozojnë kandidatët e tyre për komision, por nuk pati propozime, sikurse herëve të tjera. Opozita këtë votim e konsideron imponim jodemokratik, ndera mazhoranca akuzon opozitën për bllokim Kuvendi.

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Pas alarmit të rremë për bombë, deputetët janë rikthyer në Kuvend për seancën e orës 20:00.

“Seanca konstituive e përcaktuar për në porën 11:00, pas alarmit për bombë Kuvendi i Kosovës, pritet të vazhdojë punimet në orën 20:00, për të 42-tën herë me radhë.

Shtyrja është bërë për shkak të një kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, ku për pasojë janë evakuuar i gjithë stafi i Kuvendit, deputetët dhe gazetarët.

Deputetja nga radhët e LDK-së Hikmete Bajrami, tha se LVV është partia e parë dhe i takon të vendosë kandidatë konsensual për të marrë votat e nevojshme. Sipas saj, LDK vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë.


MË SHUME NGA Lajme