Berisha, thirrje partive të mendojnë për alternativa të reja politike
V.Th / RTKLive
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që partitë politike të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë kundër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai theksoi se largimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti është i domosdoshëm.
“Është koha të mendojmë ndryshe dhe ta largojmë këtë njeri nga pushteti,” tha Berisha. “Po ia jap këtë fitore që është duke e kërkuar. Le ta mbajë seancën, le ta emërojë Albulena Haxhiun, sepse as të tjerët nuk janë më të mirë se ajo. Le ta votojmë qeverinë dhe le ta marrë atë fitore që pretendon – vetëm që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet që po i shkaktohen nga kjo qeveri. Rrezikojmë të humbim shtetin me këtë mënyrë qeverisjeje. Askush nuk po merr vesh."
Berisha u bëri thirrje partive të mendojnë për alternativa të reja politike, jashtë modeleve ekzistuese.
“Është koha të dalim nga kjo qasje që kemi parë deri më sot. Nëse dëshironi, mund të vazhdojmë kështu sepse ne jemi trima, por është më mirë të gjejmë një mënyrë tjetër për ta larguar këtë njeri nga pushteti.”























