IPK heton reagimin policëve për rastin në Lipjan
BKT
Lajme

IPK heton reagimin policëve për rastin në Lipjan

V.S/RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësojë dhe hetojë reagimin policor lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas IPK-së, zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.

Rasti, thonë nga IPK-ja do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet tutje në komunikatën e IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 “IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në  koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme