17:06 / 08.07.2025
Krasniqi dhe Rohde flasin për zhvillimet më të fundit politike në vend
V.Th / RTKLive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, qëndrimet e PDK-së, si dhe nevoja për një rrugëdalje të qartë nga bllokada aktuale politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, si dhe për angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtje të demokracisë dhe funksionimit institucional në vend.























