Rasti në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve
BKT
Foto | Donika Sherifi| RTK
Lajme

Rasti në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve

Donika Sherifi| RTK

( E plotësuar, ora 13:52) Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën e Lipjanit ndaj pesë policëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në këtë qytet. Seanca është mbajtur e mbyllur për media.

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin e vdekjes në Lipjan

( E plotësuar, ora 10:25) Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan,

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Sot në Gjykatën Themelore në Lipjan mbahet seanca dëgjimore e policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.

Ndryshe Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka pranuar dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar në një çështje penale.

Seanca dëgjimore për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar të mbahet në orën 10:30.


MË SHUME NGA Lajme