Dështon përpjekja e 44-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Dështon përpjekja e 44-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

A.B / RTKlive

( E plotësuar, ora 11:30) Për herë të 44-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Në votimin për Komisionin për votim të fshehtë nga 101 deputetët sa ishin në sallë, 55 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.

Seanca e radhës mbahet më 11 korrik nga ora 11:00.

LIVE| Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sërish sot mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e 44 për konstituimin e legjislaturës së 9-të.

Ndryshe të hënën vijoi seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës e Legjislaturës IX, me hedhjen në votim të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, me anëtarët e propozuar nga seancat e kaluara.

Paraprakisht nuk pati propozime nga subjektet politike parlamentare, të cilat as në seancat e kaluara nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision.

Për përbërjen e komisionit votuan 55 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.

Në këto rrethana kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot, ndërsa njoftoi deputetët se Kuvendi do të mblidhet serish më 9 korrik, në orën 11:00.


MË SHUME NGA Lajme