Xhaferi: Të kthehemi te votimi i hapur ose te qeveria e unitetit
BKT
Lajme

Xhaferi: Të kthehemi te votimi i hapur ose te qeveria e unitetit

M.P. / RTKlive

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, para nisjes së seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se zgjidhja qëndron te votimi i hapur.

Ai ka thënë se të gjithë kanë mbetur peng të kryeneçësisë politike.

“Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te votimi fillestar, votimi i hapur, ose te qeverisja e përgjithshme, pra e unitetit, atë që e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që të qetësohemi politikisht, për periudhë 7-8 muajsh deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme