16:17 / 09.07.2025
MKRS: Teatrit po i kthehet dinjiteti që e meriton
V.S/RTKlive
Ministri në detyrë i Kulturës , Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, të prirë nga kryesuesja Visare Aliu, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Siç ka bërë të ditur MKRS-ja, gjatë vizitës, ata u njoftuan për ecurinë e restaurimit tërësor, projektin dhe fazën aktuale të punimeve.

“Me dinamikë të lartë dhe kujdes të veçantë për detajet, Teatrit po i kthehet dinjiteti që e meriton, një hapësirë e denjë për artistët, stafin dhe publikun artdashës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ministri për vizitën që ka pasur ministri në detyre, Çeku.























