IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit, shkak renovimi
BKT
Lajme

IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit, shkak renovimi

K. K. / RTKlive

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të renovimit në hapësirat e brendshme të IML-së, duke përfshirë edhe hapësirën e laboratoreve.

IML përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky proces pritet të përfundojë në shtator dhe më pas do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, ashtu që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kërkuara.

“Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftimin e IML-së.


MË SHUME NGA Lajme