07:24 / 10.07.2025
Zgjedhjet lokale, LDK sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë komunash
Sh.Ç /RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të kryesisë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave.
Ka kohë që kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka prezantuar nëpër qytete kandidatët e subjektetit politikë që ai drejton. E këta emra pritet të zyrtarizohen sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.























