Pa kolona në kufi, bllokohet përkohësisht për kamionë pika në Han të Elezit
BKT
Lajme

Pa kolona në kufi, bllokohet përkohësisht për kamionë pika në Han të Elezit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 07:25, automjetet dhe kamionët po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdar, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror shënohen pritje e kolona të gjata.

Vetëm në pikën kufitare Hani i Elezit është raportuar se hyrja dhe dalja për kamionë është e bllokuar përkohësisht.


MË SHUME NGA Lajme