Brahim Shatrolli emërohet komandant i policisë në Lipjan
BKT
Lajme

Brahim Shatrolli emërohet komandant i policisë në Lipjan

V.S./RTKlive

(E plotësuar, 14:55) Brahim Shatrolli  është emëruar komandant i stacionit policor në Lipjan, pas dorëheqjes së komandantit të deritashëm, Argjend Gashi.

Ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e tij pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në Lipjan.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ju informojmë se pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, tha Kelani për RTKlive.

Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan pas rastit të 27-vjeçarit

Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në Lipjan.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje morale pas rastit me 27 vjeçarin Agon Zejnullahu.

"Po. Kam berë kerkesë tek Drejtori i Përgjithshëm për lirim nga pozita e komandantit (dorëheqje morale), për shkak të zhvillimeve të fundit në Lipjan. Nuk jam shkarkuar", tha Gashi për RTK-në.

27-vjeçari, vdiq të hënën pak pasi u vu nën pranga nga zyrtarët policorë.

Pesë zyrtarëve policorë të cilët ishin të përfshirë në rast, u është caktuar nga një muaj paraburgim për veprën “vrasje nga pakujdesia”.


MË SHUME NGA Lajme