“Këndi i Kurajos”, zëri i mbijetuarave të dhunës seksuale
BKT
Kulturë

“Këndi i Kurajos”, zëri i mbijetuarave të dhunës seksuale

Sh.G|RTKlive

Me iniciativën e Fondacionit Jahjaga, është ngritur një kënd i veçantë që paraqet zërin e grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo hapësirë simbolike dhe funksionale mban emrin “Këndi i Kurajos”, ku përmes krijimtarisë artistike prezantohen punime unike, të realizuara me dorë nga vetë të mbijetuarat.

Punimet janë të hapura për publikun dhe mund të blihen nga kushdo që dëshiron të bëjë një dhuratë me domethënie, apo të ketë në shtëpi një vepër të mbushur me histori dhe forcë shpirtërore.

“Ne e quajmë ‘Këndin e Kurajos‘ pasi u dedikohet produkteve të bëra me dorë nga gratë që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë", deklaroi për RTK, Bleona Hajdari nga Fondacioni Jahjaga.

"Ky është këndi i tretë tashmë i hapur. Qëllimi i këtij këndi është që ne të shpërndajmë sa më shumë këtë kauzë në shoqëri, të rrisim vetëdijen për atë se çka ka ndodhur dhe t’u tregojmë atyre grave që ne jemi me to dhe se ato janë pjesë e jona. Unë e kam thënë edhe më herët, të mbijetuarit janë emblema më e pastër e luftës së Kosovës”, th ajo.

"Këndi i Kurajos" synon jo vetëm të fuqizojë ekonomikisht gratë e mbijetuara, por edhe të sjellë ndërgjegjësim shoqëror, të ruajë kujtesën kolektive dhe të ndërtojë solidaritet rreth një prej plagëve më të rënda të së kaluarës sonë të afërt.


MË SHUME NGA Kulturë