CrossRoadsFest 2025, Festivali Ndërkombëtar Kulturor në Han të Elezit
Sh.G|RTKlive
Për herë të parë, qyteti i Hani Elezit do të presë CrossRoadsFest 2025, një festival ndërkombëtar kulturor që do të zhvillohet nga 18 deri më 20 korrik 2025.
Gjatë tri netëve radhazi, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të larmishëm artistik me performanca nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, punëtori, hiking, muzikë, poezi dhe shumë aktivitete të tjera kreative.
Ceremonia e hapjes do të mbahet më 18 korrik, ora 20:30, në vendin simbolik të Memorialit “Bllaca 99” në Hanin e Elezit.
Festivali do të zhvillohet në disa prej lokacioneve kyçe të komunës, përfshirë Qendrën Kulturore “Imri Curri”, Parkun “Te Pishat” në fshatin Goranc, Hapësirën e Parkimit të Komunës, si dhe Memorialin “Bllaca 99”.
Organizuar nga Shoqata e Gruas “DUA”, CrossRoadsFest synon të shndërrojë kufirin në një pikë bashkimi, duke lidhur kultura, histori dhe komunitete përmes artit dhe krijimtarisë.























