RTK prezanton sezonin e dytë të programit veror ‘E Diela e Mërgatës’
BKT
Lajme

RTK prezanton sezonin e dytë të programit veror ‘E Diela e Mërgatës’

RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës sjell për të dytin vit me radhë programin veror ‘E Diela e Mërgatës’, një emision i dedikuar për mërgatën shqiptare anembanë botës.

Ky program sjell në fokus personalitete të ndryshme nga diaspora – të rinj e të reja me histori frymëzuese, profesionistë që po arrijnë suksese të mëdha në vendet ku jetojnë, por që disa të rinjë po kontribuojnë edhe në institucionet e Kosovës.

Përveç intervistave dhe rrëfimeve të veçanta, “E Diela e Mërgatës” ofron edhe një atmosferë argëtuese, me muzikë live dhe ambient të hapur që i sjell shikuesit edhe më pranë emocioneve verore.

Çdo të diel, nga data 27 korrik deri më 31 gusht nga ora: 21:00.

RTK vazhdon me përkushtimin e saj ndaj diasporës shqiptare, duke sjellë një program që nuk është vetëm argëtues, por edhe krenari për gjithë shqiptarët jashtë vendit.

RTK e mërgatës – për mërgatën!

 


MË SHUME NGA Lajme