14:26 / 18.07.2025
“Syrigana” e Petrit Halilajt hapet në Berlin
Sh.G|RTKlive
Petrit Halilaj, emër i njohur në artin bashkëkohor ndërkombëtar, sjell ekspozitën “Syrigana” në Berlin.
Ekspozita “Syrigana” do të hapet në muajin shtator në Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart – në një nga institucionet më të njohura të artit bashkëkohor në Gjermani dhe Evropë.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur lajmin për hapjen e kësaj ekspozite.
Ajeti ka shkruar se artisti shqiptar përmes kësaj ekspozite të veçantë do të sjellë në zemër të Berlinit elemente dhe tregime unike të kulturës sonë nga Runiku i Kosovës.























