17:30 / 19.07.2025
Courtois rinovon me Real Madrid deri në vitin 2027
Uran Krasniqi/RTKLive
Real Madrid ka thyer një nga rregullat e veta të brendshme për një emër të madh si Thibaut Courtois.
Klubi madrilen, që tradicionalisht nuk rinovon kontratat e lojtarëve mbi tridhjetë e dy vjeç, ka bërë përjashtim për portierin belg.
Sipas asaj që raporton "Marca", Courtois ka firmosur një marrëveshje të re me “Los Blancos”, duke zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër. Kontrata aktuale e tridhjetë e tre vjeçarit, e cila përfundonte në vitin 2026, tashmë është zgjatur deri në qershor të vitit 2027.
Ky rinovim i siguron Courtois edhe dy sezone të tjera në portën e Real Madrid.























