11:29 / 21.07.2025
Brahimaj: Limaj në asnjë rrethanë nuk votohet nga AAK
M.P. / RTKlive
Lahi Brahimaj, deputet nga AAK ka thënë se Fatmir Limaj s’do të marrë votë nga kjo parti politike në rast se propozohet për kryekuvendar.
“Në asnjë rrethanë Limaj nga Aleanca nuk do të votohet. E mira është që këta dy liderë kanë ra dakord mu taku prapë, janë bo si Burdushi, fshihen në takimin tjetër, s’ka kurgjë konkrete prej tyre”, tha ai, në prag të nisjes së seancës së 50-të konstituive.
Ai ka akuzuar krerët e dy partive, Fatmir Limajn dhe Albin Kurtin si të pabesë.
“Ka rastis me kon të dytë si të pabesë, kështu që njëri s’po i zë besë tjetrit”, tha ai.
Kjo është java e fundit që mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.























