Nedelkoviq në rastin `Banjska`: Radoiçiq vetë e ka marrë përgjegjësinë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Nedelkoviq në rastin `Banjska`: Radoiçiq vetë e ka marrë përgjegjësinë

Edina Avdiu| RTK

(E plotësuar, ora 11:10) Seanca në rastin "Banjska" po vazhdon me dëshminë e Rade Nedelkoviq.

Nedelkoviq ka deklaruar se jeton në fshatin Banjskë të Zveçanit që 60 vjet. Tutje para trupit gjykues ai ka folur për atë që ka parë e dëgjuar më 24 shtator të vitit 2023.

"I kam paralajmëruar që të largohen nga terrasa e hotelit 'Rajska Banja' mundet dikush t'i vret dhe janë larguar. Kam mbetur të fle në një dhomë, të nesërmen kam shkuar në shtëpi dhe nuk e di çfarë ka ndodhë", ka dëshmuar Nedelkoviq.

I pyetur nga prokurori special Naim Abazi nëse dëshmitari e ka strehuar një person të plagosur në hotelin 'Rajska Banja', dëshmitari u përgjigj: "Shefi nuk më ka urdhëruar por më ka thënë që të ja jap dhomën numër 6".

"Kush i mban emrat, listat e mysafirëve", ka pyetur prokurori. "Lista ka qenë në recepcion", u përgjigj dëshmitari.

Prokurori e ka pyetur dëshmitarin se a e njeh Milan Radojqiqin. Dëshmitari tha se ka dëgjuar për të por që asnjëherë se ka parë. Prokurori e pyeti se a ka qenë Radojqiq ndonjëherë ne hotelin e tij.

"Mendoj se një herë ka qenë, sepse ai edhe nëse vinte, vinte pak si më ndryshe", u përgjigj dëshmitari.

"A mendoni se ka qene organizator i këtij grupi", vazhdoj prokurori special.

"Po ai vet e ka pranuar, çfarëdo qe mendoj unë, a i e ka marrë përgjegjësinë në vete. Ai vet nuk kishte guxuar ta bënte këtë gjë", deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari thotë se grupi terrorist i Banjskës ishte shumë i organizuar

(E plotësuar, ora 11:1038) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca vazhdon me dëshminë e policit hetues Halim Behramaj. "Kemi kuptuar se s'kemi të bëjmë me një grup të thjeshte, por me një grup shumë të organizuar. E kam parë rreshterin Afrim Bunjakun ishte i shtrirë në rrugë, ishte e pamundur me u afrua, nga ajo pozitë ki ishim, Avni Shala e ka kthyer zjarrin pasi kishte një armë automatike, të shtënat vazhdonin pa ndërprerë", ka deklaruar Behramaj para trupit gjykues.

"Në hetuesi keni thënë se ky është një sulm ushtarak, a mund të na jepni një sqarim shtesë se ky ka qenë sulm ushtarak mirë i organizuar", e ka pyetur dëshmitarin mbrojtja e të akuzuarve.

"Fillimisht vendi ku janë bërë barrikadat, përdorimi i eksplozivit, murtajat e dorës, nga zhurma e kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një lloj arme. Ata janë vendos për me qëndru aty dhe për me na sulmuar. Sigurisht pasi kanë arrit Njësitë Speciale janë detyruar me u largu", është përgjigjur zyrtari policor.

Vazhdon seanca gjyqësore për rastin `Banjska`

A.B / RTKlive

Sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykimi për rastin Banjska ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, vazhdoi i mbyllur.

Prokurori Naim Abazi kërkoi mbylljen e kësaj seance për publikun, gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim.

Abazi tha se ky dëshmitar gëzon mbrojtje të integritetit dhe se çdo prezantim lidhur me identitetin e tij përbën rrezik për të dhe mund të ketë ndikim në këtë proces gjyqësor.

Seancat përveç sot, mbahen edhe më 24 korrik në gjykim të këtij rasti.

 


MË SHUME NGA Lajme