Rohde viziton trupat gjermane në KFOR
BKT
Lajme

Rohde viziton trupat gjermane në KFOR

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde bashkë me zëvendësin e tij, Christian Böttcher kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it në Kampin Bondsteel, ku morën një informim të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një vizitë e mbushur me kujtime dhe përshtypje të thella: Së bashku me zëvendësin tim, eksploruam pajisjet teknike dhe fuqinë operacionale të trupave tona të KFOR-it në Kampin Bondsteel. Ende krenar që shoh Ahlmannin në veprim - tani pak më modern sesa në ditët e mia në Marinë. Faleminderit ekipit për punën e tyre të shkëlqyer”, ka shkruar Rohde në BlueSky.


MË SHUME NGA Lajme