Katër të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
BKT
Lajme

Katër të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

E.Hoti/RTKlive

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), e Policisë së Kosovës në Prizren, ka realizuar sot një operacion hetimor në lidhje me dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Policia ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se katër zyrtarë komunalë (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Gjakovës, gjatë viteve 2018 dhe 2019 kanë lëshuar në mënyrë të kundërligjshme pëlqime dhe vendime për parcelizimin dhe bartjen e pronave në emër të personave të tretë, pa dijeninë apo autorizimin e pronarëve legjitimë.

"Të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre dhe ndaj tyre është iniciuar rasti penal për veprën “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kompetent, ata janë ndaluar për një periudhë deri në 48 orë.


MË SHUME NGA Lajme