ZA Fest nis edicionin e 9-të sonte në zemër të Shkodrës
BKT
Kulturë

ZA Fest nis edicionin e 9-të sonte në zemër të Shkodrës

Sh.G|RTKlive

Festivali ZA Fest nis sonte në Shkodër dhe do të vazhdojë më 25 dhe 26 korrik 2025, duke sjellë tre net të mbushura me art, muzikë dhe emocione. Në Kalanë e Rozafës, ku takohen tradita dhe arti modern, skena do të ndizet nga energjia dhe krijimtaria e artistëve vendas e ndërkombëtarë.

Për tri net ky festival do të sjellë artistë si Armend Rexhepagiqi, Rednex, MC Kresha & Lyrical Son, Casadilego, Petrit Çarkaxhiu, Arbër Agalliu, Lorik Cana, Rafael Hoxhaj etj.

Skenë e edicioni të nëntë është bërë Kalaja e Rozafës, shtëpitë muze në Shkodër, lugina e Thethit etj.

ZA Fest është aktivitet kulturor i përvitshëm, krijuar nga artistit Vlashent Sata.


MË SHUME NGA Kulturë