14:15 / 25.07.2025
IKSHPK: Mostrat e ujit të pishinës së Gërmisë brenda standardeve
V.Th / RTKLive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vlerësoi se mostrat e ujit të pishinës së Gërmisë të marra më 23 korrik janë brenda standardeve të parapara.
Nga ISHPK thonë se me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.























