`Kujtime nga Lumi`, shfaqja që zgjoi heshtjet e Burgut të Idealit
BKT
Kulturë

`Kujtime nga Lumi`, shfaqja që zgjoi heshtjet e Burgut të Idealit

K. K. / RTKlive

Më 27 dhe 28 korrik, shfaqja “Kujtime nga Lumi”, me regji dhe dramaturgji nga Zana Hoxha, u ngjit në skenën simbolike të Burgut të Idealit, duke sjellë një udhëtim emocional që mbushi hapësirën me heshtje, zëra dhe kujtime.

Siç thuhet në njoftimin e Qendrës për kulturë "Artpolis", publiku u bë dëshmitar i një rrëfimi që tejkalon kohën: historia e Mances dhe Hanës, dy zëra që flasin për brishtësinë, dhimbjen, identitetin e përpjekjen për të qenë vetja, edhe kur bota nuk të lejon.

"Lumi që ndan dhe bashkon, që rrjedh përmes kujtimeve të pathëna, u bë edhe një herë qendër e një shfaqjeje që nuk të lë të njëjtë. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtyre prezantimeve të paharrueshme. Sepse disa kujtime nuk harrohen... ato kërkojnë të ndahen", thuhet në njoftimin e "Artpolis".


MË SHUME NGA Kulturë