Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së
BKT
Lajme

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së

B.H./RTKlive

Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Komerciale ka vendosur për pezullimin e një pjese të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë, si dhe caktimin e masës së sigurisë, në pritje të aktgjykimit përfundimtar.

Në vendimin e kësaj gjykate, të cilin e posedon RTKlive, Gjykata Komerciale ka anuluar në tërësi njoftimin e datës 12 mars të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke e vlerësuar të kundërligjshëm, si dhe ka pezulluar  ekzekutimin e pikës IV të vendimit Nr.275/24 të datës 5 prill 2024 dhe në tërësi njoftimin e datës 12 mars 2025, të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa ky aktgjykim ta marrë formën e prerë.

Ndërkohë avokatja Blinera Osmani tha se "kjo do të thotë se për të gjithë konsumatorët vendimi për daljen në treg të lirë nuk mund të zbatohet më”.

“Ata duhet të rikthehen menjëherë në tregun universal, me furnizim të sigurt dhe me tarifa të rregulluara, ashtu siç ishin para datës 1 qershor 2025", ka thënë Osmani.


MË SHUME NGA Lajme