Gjini: Me vendimin e Kushtetueses fitoi demokracia
BKT
Lajme

Gjini: Me vendimin e Kushtetueses fitoi demokracia

E.Hoti/RTKlive

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokadën në Kuvend, duke e cilësuar atë si fitore të demokracisë dhe rrëzim të diktatit.

Në një postim në Facebook, Gjini shkruan se aktgjykimi i Kushtetueses dërgon një mesazh të qartë se Kosova nuk është dhe nuk mund të bëhet diktaturë.

Ai kërkoi nga Vetëvendosje që të propozojë kandidatin ose kandidaten për Kryetar të Kuvendit dhe tha se deputetët duhet të votojnë me votim të hapur, duke theksuar se nuk mund të vazhdojë abuzimi me propozimin e vetëm një kandidati.

“Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmura të një personi. Shteti nuk i nënshtrohet një individi,” theksoi Gjini.

Ky reagim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.


MË SHUME NGA Lajme