Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

A.B / RTKlive

Ambasada Gjermane në Kosovë, pret një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi.

"Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me të, në mënyrë që kosovarët më në fund të marrin parlamentin për të cilin kanë votuar para gjashtë muajsh. Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi", thuhet në përgjigjen për RTKlive të Ambasadës Gjermane në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme