Sveçla: Kosova renditet ndër shtetet më të sigurta në botë
RTKlive
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka komentuar raportin e fundit të Gallup, sipas të cilit Republika e Kosovës renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë, duke u pozicionuar ndër 14 shtetet më të sigurta globalisht.
“Sipas raportit të fundit, Republika e Kosovës renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë, ndërsa në Indeksin e Rendit dhe Ligjit zë vendin e 8-të mes dhjetë shteteve kryesore. Ky është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së pandalshme të Qeverisë sonë për këto vite”, tha Sveçla.
Ai shtoi se “institucionet e sigurisë kanë dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke garantuar sigurinë, rendin dhe ligjin në vendin tonë”.
Sipas ministrit në detyrë, ky vlerësim “është dëshmi e progresit që ka arritur Republika e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të qëndrueshme.
"Është reflektim i përkushtimit të institucioneve tona dhe besimit të qytetarëve në një të ardhme ku rendi, ligji dhe siguria mbeten themele të shtetit tonë”, shkroi Sveçla.























