Abdixhiku: Pa marrëveshje s’ka votë për askënd, ky është niveli i tyre
BKT
Lajme

Abdixhiku: Pa marrëveshje s’ka votë për askënd, ky është niveli i tyre

M.P. / RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit. Abdixhiku në një reagim në Facebook ka shkruar se ky është niveli i tyre.

“Pse po habiteni? Ky edhe është niveli i tyre. Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet. Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë.

“Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askënd dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit”, u shpreh Abdixhiku.

Mustafa, Gërvallës: I lartësoj heronjtë, nuk i shndërroj në monedha politikë

Besian Mustafa ka shprehur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për refuzimin e tyre për të votuar ndonjë kandidat nga LVV për kryetar Kuvendi, pa marrëveshje politike.

“Do të vazhdojmë ta kemi të njëjtin qëndrim. Nuk votojmë kandidat për kryetar Kuvendi nga një parti politike me të cilën nuk kemi marrëveshje politike paraprake”, ka thënë ai, pas dështimit të 57-të të seancës konstituive.

Mustafa është pyetur nga gazetarët për reagimin e Donika Gërvallës, e cila ka thënë për të se ka vepruar njësoj si Lista Serbe, teksa ka përmendur se është djali i Xhemajl Mustafës.

“Unë gjithë karrierën time politike s’e kam thënë ndonjë fjalë ndaj saj apo politikanëve të ngjashëm me atë. Unë jam rritur e brymosur në një frymë ku heronjtë dhe familjarët e tyre vlerësohen, lartësohen e në asnjë mënyrë nuk shndërrohen në monedha për politika ditore. Donika është Donikë”, ka thënë Mustafa.

“Imagjinoni, aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemajt, Armend Zemaj, janë të ulur dy komandantët e Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK-në, edhe me Listën Serbe, për të votuar kundër Donika Gërvallës”, kishte shkruar Gërvalla në facebook një ditë më parë.

 


MË SHUME NGA Lajme