12:15 / 03.09.2025
Çitaku: Kurti kishte refuzuar për të dëshmuar në Prokurori
V.Th / RTKLive
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e Faton Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj Kurtit.
Çitaku, ia ka kujtuar Kurtit refuzimin për të dëshmuar në Prokurori lidhur me dyshimet për korrupsion me rezervat shtetërore.
“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, ‘krimi’ i të cilit ishte një status në Facebook. Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë. Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.























