Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që transportonte substancë narkotike
BKT
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që transportonte substancë narkotike

V.S|RTKlive

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve.

Prokuroria ka bërë të ditur se në veturën e të pandehurit, shtetas i Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit kanë gjetur mbi 1 kilogram lëndë narkotike.

“Patrulla e Policisë Kufitare nga SPMK-Ponoshec, gjatë patrullimit kanë ndalur veturën me targa ...., të cilin po e drejtonte i pandehuri i cili kishte ardhur nga Republika e Shqipërisë dhe pas ndaljes se automjetit gjatë komunikimit me shoferin është ndier një aromë e dyshuar për narkotik, fillimisht është pyetur i pandehuri se a ka diçka ilegale në veturë, i njëjti është përgjigjur se jo, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit nën asistimin edhe të zyrtarëve policor të Njësisë K9 brenda në automjet janë gjetur dy qese narkotiku e dyshuar të llojit marihuanë të fshehura në bagazhin e automjetit në peshë prej 1kg e 048 gram dhe një qese e vogël e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit në peshë prej 1.77 gram, sasia e narkotikut, automjeti, 246 Euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prandaj, sipas tyre, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.

“I pandehuri që nga data 8 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur”, njoftoi policia.


MË SHUME NGA Lajme