Punëtorët teknik të sektorit privat protestojnë në 20 komuna për pagë
BKT
Lajme

Punëtorët teknik të sektorit privat protestojnë në 20 komuna për pagë

RTK

Punëtorët teknikë të sektorit privat në 20 komuna të Kosovës kanë protestuar sot duke kërkuar rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kërkesa e protestuesve është që paga e tyre të jetë sa paga e punëtorëve teknikë që paguhen nga sektori publik. Protesta sipas tij është shtrirë në më shumë se 30 shoqata në këto komuna.

“Sot në mbi 20 komuna jemi në kohë të protestës, që po paralajmërojmë se në momentin e kryerjes së zgjedhjeve komunale do të ndërpresim të gjitha punimet. Unë e di që QKUK dhe çdo institucion tjetër shëndetësor pa duart e punëtorëve të sigurimit e pastrimit nuk mund të funksionojë”, ka thënë Azemi.

“Që nga maji i kemi paralajmëruar që s’do të mund të punojmë me këto paga, kemi dashur dialog të sinqertë dhe të mirë, me përjashtim të Komunës së Prishtinës me të cilët jemi pajtuar që paga e punëtorëve të kësaj kategorie të jetë e barabartë me punëtorët e sigurimit publik”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme