Limaj: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, goditje për Kosovën
BKT
Foto: Fatmir Limaj/ FB
Lajme

Limaj: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, goditje për Kosovën

RTKlive

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar këtë një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar Kosova në 25 vitet e fundit.

Sipas tij, ky është sinjal i qartë se besimi me aleatinjetik është cenuar, teksa ka shtuar se kjo duhet t’i shqetësojë të gjithë. Ai ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm çështje politike, ato janë amaneti i brezit që i solli Kosovës lirinë dhe shtetin.

“Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën. Aleanca me SHBA-në është themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Çdo veprim apo qasje që e dëmton këtë marrëdhënie është veprim kundër interesit kombëtar”, ka shkruar Limaj.

Limaj theksoi nevojën për veprime urgjente nga institucionet e vendit.

“Sot është moment reflektimi për institucionet e vendit: duhet kthim në rrugën e bashkëpunimit, transparencës dhe përgjegjësisë. Kërkoj veprime për rikthim urgjent të besimit dhe forcim të partneritetit me SHBA, sepse vetëm krah për krah me aleatët tanë euro-atlantikë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt për Kosovën. Ky është detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj sakrificës së brezit që na solli lirinë”, ka shkruar ai


MË SHUME NGA Lajme