Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” fiton katër çmime kryesore në TIFF 2025
BKT
Kulturë

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” fiton katër çmime kryesore në TIFF 2025

V.Th / RTKLive

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën”, në regji të Ibër Dearit, ka shkëlqyer në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë (TIFF 2025), duke fituar katër çmime kryesore.

Përveç çmimit për Filmin më të mirë, interpretimet e aktorëve janë vlerësuar me çmime të veçanta:

Afrim Muçaj u shpall aktori më i mirë në rol kryesor,

Adriana Matoshi mori çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor,

Ledion Mulaku u nderua si aktori më i mirë i ri.

Regjisori Ibër Deari falënderoi organizatorët, jurinë dhe publikun për mbështetjen dhe vlerësimin e punës së tij dhe të ekipit.

Po ashtu filmi “Krejt e thirrin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari ishte shpërblyer me çmimin për filmin më të mirë në kategorinë ‘Meridiana’ të festivalit prestigjioz Bari International Film Festival në Itali.

 

Ky film është një dramë sociale e ndërtuar rreth jetës së një të riu që lufton me paragjykimet, vetëpranimin dhe raportet familjare në një mjedis të ngarkuar emocionalisht dhe roli i Rexhos, i interpretuar nga Afrim Muçaj, është një portretizim kompleks i një individi që përpiqet të gjejë vendin e vet në një shoqëri që shpesh refuzon të kuptojë ndjeshmërinë dhe dallueshmërinë.

 

Premiera e filmit është mbajtur në Maqedoninë e Veriut e po ashtu është shfaqur në Kosovë, Shqipëri, Paris, Kopenhagë.

Ndryshe filmi “Krejt e thirrin Rexhën”, me regji të Ibër Dearit, në shtator ka nisur udhëtimin e tij nëpër festivale prestigjioze.

“Krejt e thirrin Rexhën” do të udhëtojë në disa qytete të rëndësishme të Evropës dhe rajonit.

14 u shfaq shtator në Bern, 16 shtator në Tetovë, sot me 22 shtator në Manastir, 25 shtator në Tiranë dhe me 30 shtator në Bruksel.


MË SHUME NGA Kulturë