`Luna Park` përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 98-të të çmimeve Oscar
BKT
Kulturë

`Luna Park` përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 98-të të çmimeve Oscar

Sh.G|RTKlive

Filmi “Luna Park,” i regjisorit Florenc Papas dhe producentit Dritan Huqi, është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 98-të të çmimeve Oscar, në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar.

Regjisori Florenc Papas, sjellë historinë e një nëne dhe djalit të saj adoleshent ku ngjarjet janë të vendosura në vitin e trazuar 1997, të Shqipërisë post-komuniste.

Në film interpretojnë Nik Xhelilaj, Flonja Kodheli, Adriana Matoshi, Suela Bako, Milto Kutali, Eno Milkani etj.

Filmi prej 101 minutash, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe Kosovës.

Ceremonia e 98-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 15 mars 2026, në Teatrin Dolby në Los Angeles.


MË SHUME NGA Kulturë