Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 53 raste të reja
BKT
Lajme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 53 raste të reja

V.S|RTKlive

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë publikimin e rasteve të trajtuara nga ta për periudhën njëjavore.

Kanë treguar se gjatë kësaj periudhe kanë trajtuar 53 raste të reja të paraqitura tek zyra e tyre.

Prej rasteve të paraqitura e të trajtuara më së shumti del të jenë për dhunë në familje ku janë renditur 48 raste.

Kjo është lista e plotë për 48 raste që Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave thotë të ketë trajtuar për periudhën 19.09.2025-26.09.2025.

48 raste– dhunë në familje;

1 rast – vrasje në tentativë;

1 rast – vrasje;

2 raste – tentim dhunim;

1 rast – shkelja e KUM-it;

10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë;

11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME);

1 kërkesë për vazhdim të UM-së nga pala;

21 aktvendime të aprovuara;

80 seanca gjyqësore;

18 seanca në Prokurori;

88  këshilla juridike;

17 aktgjykime dënuese;

3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima;

2 raste – përfaqësim i rastit në polici;

1 rast – përfaqësim i rastit në strehimore;

6 raste – referim i rastit në ANJF.


MË SHUME NGA Lajme