Dronë të dyshuar nga Serbia në veri, Hoxha: Policia në koordinim me KFOR-in
BKT
Lajme

Dronë të dyshuar nga Serbia në veri, Hoxha: Policia në koordinim me KFOR-in

RTK

Kohët e fundit janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit, për të cilat dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë.

Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në ceremoninë e shkatërrimit të dhjetëra armëve të lehta të organizuar nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po kryen monitorime të situatës. Sipas tij, rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët siç tha Hoxhaj, janë të mbrojtur nga institucionet.

Shkelja e hapësirave ajrore të Kosovës nga dronë të Serbisë, është konfirmuar ditë më parë edhe nga ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme