E ardhmja e Izraelit në Eurovision në dorë të EBU-së, vendimi në nëntor
BKT
Foto: Getty Images
Kulturë

E ardhmja e Izraelit në Eurovision në dorë të EBU-së, vendimi në nëntor

RTK

Unioni European i Transmetuesve, EBU i cila organizon garën evropiane të këndimit Eurovision, do të konfirmojë pjesëmarrjen apo jo të Izraelit në nëntor.

Ky vendim do të merret pas votimit nga 68 vende anëtare të EBU-së, përfshirë edhe ato që nuk marrin pjesë në Eurovision si Tunizia, Egjipti, Turqia, Algjeria, Jordania dhe Libani. Vendimi do të merret me shumicë të thjeshtë votash.

Pjesëmarrja e Izraelit ka shkaktuar polemika për shkak të luftës në Gaza. Vende si Irlanda, Holanda, Sllovenia, Islanda dhe Spanja kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë.

Transmetuesit publikë të Irlandës dhe Holandës kanë deklaruar se nuk mund të justifikojnë pjesëmarrjen në një konkurs ku merr pjesë Izraeli, për shkak të vuajtjeve të mëdha në Gaza.

Ndërkohë, transmetuesi publik izraelit KAN  ka mbrojtur pjesëmarrjen e Izraelit, duke e cilësuar atë si pjesëmarrës të rëndësishëm dhe të suksesshëm të Eurovisionit.

Ministrja e Jashtme e Austrisë u ka bërë thirrje vendeve që kërcënojnë me bojkot të mos e politizojnë ngjarjen, duke thënë se një përjashtim i Izraelit nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës humanitare në Gaza.

Në konkursin e fundit, Izraeli përfundoi i dyti pas Austrisë, që fitoi pas përfshirjes së votave të jurisë. Eurovision 2026 pritet të mbahet në Vjenë.


MË SHUME NGA Kulturë