Barduani thekson rëndësinë e dialogut dhe besimit për sigurinë në rajon
BKT
Lajme

Barduani thekson rëndësinë e dialogut dhe besimit për sigurinë në rajon

Sh.Ç|RTKlive

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Enrico Barduani, zhvilloi sot një vizitë lamtumirëse te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsiloviq.

KFOR-i ka njoftuar se gjatë takimit, dy gjeneralët shkëmbyen vlerësime për situatën e sigurisë në rajon, duke shqyrtuar zhvillimet përgjatë vitit të fundit. "Ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt dhe të ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, si element kyç për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në rajon", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjeneral Barduani falënderoi gjeneralin Mojsiloviq për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në funksion të stabilitetit rajonal.

"Ai nënvizoi se uniteti në përpjekje, koordinimi dhe respekti reciprok janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor", theksohet në njoftim

 


MË SHUME NGA Lajme