Osmani takon kongresistin Keith Self, e falënderon për mbështetjen
Sh.Ç|RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në New York kongresistin Keith Self. i cili është njëherësh Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë”, ka theksuar presidentja.
Edhe kongresisti amerikan Keith Self ka bërë të ditur se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Self tha se është i kënaqur që pati mundësinë të kalonte kohë me Osmanin pas takimeve të saj në New York.
“I jam mirënjohës presidentes së Kosovës, Osmanit, që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, shkroi kongresisti Keith Self.
Vizita e Osmanit në SHBA përfshin takime të nivelit të lartë, duke përfshirë diskutime me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe personalitete të tjera të politikës amerikane.























