Në kërkim të vetes përmes artit, ekspozita e Rron Qenës në Agora
BKT
Kulturë

Në kërkim të vetes përmes artit, ekspozita e Rron Qenës në Agora

Sh.G|RTKlive

Artisti bashkëkohor nga Kosova, Rron Qena, sjell ekspozitën e tij të re personale me titull “Rreth meje”, e cila do të jetë e hapur për publikun deri më 31 tetor 2025, në hapësirën kulturore Agora në Prishtinë.

Kjo ekspozitë paraqet  vepra që ndërthurin natyrën, ritmin dhe kujtesën kulturore. Me një stil që luhatet mes abstraktes dhe figuratives, arti i Qenës është i njohur për fuqinë vizuale dhe emocionalitetin e thellë, njofton ‘Council of Europe Arts Club’ në një postim në Facebook.

“Lindur në vitet ’80, Qena u formua në një periudhë të trazuar të historisë së Kosovës, dhe kjo sfond i ka dhënë veprave të tij një dimension të thellë emocional dhe reflektues. Ai ka marrë pjesë në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë një zë i rëndësishëm në skenën e artit bashkëkohor shqiptar dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Council of Europe Arts Club.

Ekspozita “Rreth meje” është një ftesë për të eksploruar botën e brendshme të artistit përmes formave vizuale të guximshme, që nxjerrin në pah ndjeshmërinë dhe fuqinë e përjetimit njerëzor.


MË SHUME NGA Kulturë