Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, sopranoja Luiza Papa
BKT
Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, sopranoja Luiza Papa

atsh

U nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Papa Çako.

Artistja ishte një nga emrat më të spikatur të skenës lirike shqiptare dhe la pas një trashëgimi të çmuar në muzikën klasike shqiptare.

Luiza Papa Çako pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, ajo kontribuoi në pasurimin e kulturës muzikore në vend, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike. Luiza njihej për interpretimin e saj të ndjerë, teknikën vokale dhe elegancën artistike.

Luiza Çako Papa ishte 88 vjeç. Ajo njihet si bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako, dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.


MË SHUME NGA Kulturë