Ministrja e Arsimit hap thirrjen për bursat e doktoratës 2025/2026
BKT
Lajme

Ministrja e Arsimit hap thirrjen për bursat e doktoratës 2025/2026

RTKlive

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci njofton se është hapur thirrja për studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në një nga 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës Shanghai, për vitin akademik 2025/2026.

Përmes kësaj thirrjeje, studentët do të përfitojnë mbështetje financiare në vlerë prej 8,500 euro. Afati për aplikim është deri më 12 tetor 2025, ora 16:00, njofton Nagavci.

Si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbesim të përkushtuar që të investojmë në arsimin e lartë dhe të mbështesim të rinjtë tanë. “Vazhdojmë mbështetjen për të rinjtë tanë”, shkruan Nagavci.


MË SHUME NGA Lajme