“Baresha”, projekti më i ri në RTK
BKT
Kulturë

“Baresha”, projekti më i ri në RTK

Sh.G|RTKlive

Gazetarja Laura Krasniqi do të sjellë në Televizionin Publik të Kosovës, RTK një projekt të ri me titullin “Baresha”, një emision që synon të afrojë më shumë tek shikuesit historitë, rrëfimet dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Krasniqi, e cila ishte mysafire në programin e mëngjesit në RTK, theksoi se “Baresha e kohëve moderne është një vajzë me shumë ëndrra, me një dashuri të sinqertë për vendin e saj".

"Përmes ëndrrave të saj, ajo dëshiron të promovojë dhe të tregojë se të qenit bareshë në shekullin 21 nuk është një barrë, por një privilegj”, tha autorja e këtij projekti.

Ajo shtoi se personazhi kryesor do të përballet me vendime të vështira dhe sfida të ndryshme, dhe se ky rrëfim do ta mbajë shikuesin shumë afër, duke e bërë historinë të ndjerë.

Emisioni “Baresha” do të nisë së shpejti në programin e RTK-së.


MË SHUME NGA Kulturë