Sogojeva pret në takim homologët nga Maqedonia e Veriut
V.S|RTKlive
Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku, ka pritur në takim delegacionin e Autoritetit Homolog të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga zëvendësdrejtoresha e Agjencisë, Elena Veljanoska.
Gjatë takimit u prezantua Platforma për Identifikimin e Rrjedhjes së të Dhënave Personale, si një instrument për forcimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe mbrojtjen më efektive të të dhënave personale.
“Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e përvojave dhe në mundësitë për zhvillimin e modeleve të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, me synim avancimin e standardeve të përbashkëta në këtë fushë”, thuhet në njoftim.
Komisionerja Sogojeva ka ritheksuar rëndësinë e vijimit të dialogut dhe të iniciativave të përbashkëta, si themel për avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe forcimin e transparencës në nivel rajonal.























