“Orchestra of Campania”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
BKT
Kulturë

“Orchestra of Campania”, sonte në Muzeun e Mitrovicës

Sh.G|RTKlive

"Në Muzeun e Mitrovicës, sonte në ora 19:00, do të zhvillohet koncerti i veçantë i ‘Orchestra of Campania’, dirigjuar nga dirigjenti i njohur italian, Leonardo Quadrini."

E organizuar nga Akademia Ndërkombëtare e Pianos në Ballkan, në këtë koncert marrin pjesë: Federica D’Antonino – soprano, Orsolla Russo mezzo-soprano, Giuseppe Maiorano – tenor, dhe Guiseppse Montanaro – bass, me ç’rast do të interpretohen veprat e kompozitor austriak Sigismond Thalberg, një nga pianistët virtuozë më të shquar të shekullit të 19-të.

Koncerti zhvillohet në kuadër të Mitrovica Piano Fest dhe përkrahet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë. 


MË SHUME NGA Kulturë